MUZEU KOMBËTAR I ARMËVE


MUZEU KOMBËTAR I ARMËVE
✤ U hap në Gjirokastër më 1971 në mjediset e kështjellës. Përmban armët e përdorura gjatë historisë duke nisur me neolitin dhe ilirët. Deri në mesjetë përveç armëve të ftohta paraqiten edhe pajimet e tjera e përgatitja e barutit. Vend të veçantë zë periudha e Skënderbeut. Kati i parë mbyllet me Shpalljen e Pavarësisë më 1912 dhe jep një përfytyrim edhe për mjeshtërinë e armëtarëve shqiptarë. Kati i dytë paraqet armatimin e përdorur gjatë Luftës ANÇ, që nga çetat partizane deri te Ushtria NÇ. Ruhen gjithashtu armë të ndryshme trofe, të zëna pushtuesve e agresorëve.

(L.D.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Muzeu Kombëtar I Armëve


[cite]