NAÇO NIKOLLA


NAÇO NIKOLLA
✤ (1843-1913). Atdhetar e veprimtar i dalluar i Rilindjes në fund të shek. XIX dhe në fillim të shek. XX. Lindi në Korçë. Qysh i ri mërgoi jashtë atdheut, në fillim në Egjipt e pastaj në Rumani. Mori pjesë aktive në veprimtarinë e shoqërive shqiptare të Bukureshtit dhe u zgjodh kryetar i shoqërisë «Drita» (të riformuar 1887) ku ishin përfshirë elementë të vegjëlisë së kolonisë. Punoi pa ndërprerje në të mirë të çështjes kombëtare, duke ndihmuar përhapjen e ideve kombëtare te bashkatdhetarët e tij të mërguar dhe në atdhe, çeljen e shkollave shqipe e mbajtjen e tyre. Ka drejtuar gazetën «Shqiptari» që doli në Bukuresht në vitet 1888-1903 (me ndërprerje) dhe shkollën normale shqiptare-rmmme të Bukureshtit (1892) për përgatitjen e mësuesve të gjuhës shqipe. N. N. mbante lidhje me shumë atdhetarë shqiptarë brenda dhe jashtë atdheut, si dhe me personalitete rumune e evropiane. Është bashkëpunëtor i disa memorandumeve dërguar Portës së Lartë dhe Fuqive të Mëdha. Vdiq në Bukuresht.

(H.My.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Naço Nikolla


[cite]