AHU
✤ Fagus sylvatica, L.). Dru i familjes ahore (Fagaceae) që në Shqipëri paraqijet r vetëm me këtë specie. A. është dru gjetherënës, deri 50 m i lartë, me trung të plotë cilindrik me diametër deri 1,5 m, deri në lartësi të mëdha pa ■iegë, me lëvoren të përhimët, të lëmuar e me njolla ‘ të mëdha të bardhëreme, me gjethe 4-9 cm, vezake me buzë gati të plota, me lule njëseksore, ato mashkullore me bisht 5 cm të gjata të vendosura në kaptinëza, femëroret me bisht të shkurtër. Lulëzon e gjethon në prill-maj, bën frutin aken me 3 kënde të dalluara mirë të mbështjellë me një shark me gjemba të butë. Druja e A. është e bardhëreme, me rreze palcore, të shndritshme, e fortë, e qëndrueshme në ujë e pak e qëndrueshme në ajër, pak e ashpër dhe lustrohet mirë. Përdoret gjerësisht në industrinë e përpunimit të drurit, për orendi, për përgatitjen e veglave muzikore etj. Veç lëndës drunore A. prodhon «ehujt» që japin yndyrë gjysmë të thatë pa erë, që ka vlera në teknikë etj. A. është një nga drurët më të përhapur në Shqipëri (shih: Ahishtat) dhe krijon pyje të thjeshta ose të përziera me bredh, pishë. dushqe etj. (Ll. T.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Ahu
[cite]