NAIBI SULEJMART
✤ (? -1772). Poet i rrymës letrare të bejtexhinjve. Lindi dhe vdiq në Berat, ku dhe kaloi pjesën më të madhe të jetës. Në rini udhëtoi gjer në Persi. Është ndër poetët lirikë më të shquar të shek. XVIII, autor i një «Divani» shqip, dorëshkrimi i të cilit ka humbur, dhe i shumë vjershave, një pjesë e të cilave u përhapën si këngë popullore. Prej tij njihen disa vjersha dashurie si «Mahmudeja e stolisurë», «Bandilli i djegur» etj. Në to spikat një talent i veçantë lirik i poetit dhe kujdesi për një shqipe deri diku të pastër, gjë që e dallon nga shumë bejtexhinj të tjerë.
(J.B.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Naibi Sulejmart
[cite]