NDËRMARRJA TREGTARE E FRUTAVE DHE PERIMEVE


NDËRMARRJA TREGTARE E FRUTAVE DHE PERIMEVE
✤ (NTFP). Njësi ekonomike e specializuar për tregtimin e frutave dhe perimeve të freskëta e të konservuara që ngrihet për furnizimin e popullit kryesisht në qytete të mëdha. Rrjeti i NTFP është zgjeruar tani sidomos me ndërtimin e tregtoreve të mëdha, me disa reparte, me pajisje ftohëse, banakë frigoriferë, depo, makina paketimi etj.

(H.Vu.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Ndërmarrja Tregtare E Frutave Dhe Perimeve


[cite]