NDËRMARRJET BUJQËSORE


NDËRMARRJET BUJQËSORE
✤ (NB). Format më të larta të organizimit socialist të bujqësisë. Nga natyra ekonomiko-shoqërore, nuk kanë asnjë ndryshim nga ndërmarrjet shtetërore socialiste (shih) të degëve të tjera të ekonomisë. Në RPS të Shqipërisë menjëherë pas Çlirimit u krijuan 13 NB e para me rreth 3000 ha tokë të punuar. Më 1982 kishte 58 NB që zinin 20% të sipërfaqes së tokës së punuar të vendit. NB janë të pajisura me një bazë të mirë materiale e teknike dhe me kuadro e specialistë, zbatohen teknika e teknologjitë bashkëkohore dhe forma të përparuara të organizimit e drejtimit. Ato janë zhvilluar e janë kthyer në ekonomi të mëdha, moderne e me rendimente të mira, ndërmarrje të prodhimit të madh socialist dhe shemhull për koop. bujqësore. Më 1982 ato dhanë 27% të prodhimit të përgjithshëm hujqësor. NB janë ndër furnizueset kryesore të tregut me produkte bujqësore e blegtorale veçanërisht me perime, qumësht e fruta. Ngritja e tyre është shoqëruar me krijimin e qendrave të reja të banimit e atyre soeial-kulturore. NB janë edhe vatra të rëndësishme të ndikimit socialist të klasës punëtore në fshat. Në organizimin, drejtimin dhe zhvillimin e N.B. kanë dhënë ndihmesën e tyre: Ilo Prifti, Sulejman Gallaj, Hilmi Zajmi, Sali Kubati, Haki Isufi, Demlush Thaçi, Ahmet Shtylla etj.

(Ko.K.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Ndërmarrjet Bujqësore


[cite]