AKËRNIA


AKËRNIA
✤ Fshat në rrethin e Vlorës (VP), në V të lagunës së Nartës, buzë detit Adriatik. Popullsia 740 (1983). Është fshat i ri, i ngritur më 1976 në tokat e honifikuara të ish-gjolit të Nartës, kur nisi veprimtarinë NB Akërnia, me drejtim kryesor prodhimin e drithërave e blegtorinë. A. ka shkollë 8-vjeçare, qendër shëndetësore, rrjetin tregtar e komunal.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Akërnia


[cite]