NIKLA
✤ Fshat në rrethin e Krujës (JL). Qendër e fshatit të bashkuar që përfshin edhe fshatrat: Rinas (shih), Tapizë, Verjon, Zeza, Qereka, Burani, Kurcaj, Mukja; popullsia gjithsej 6463 banorë. N. si qendër e banuar përmendet qysh në shek.XV me emrin Mentikel. Këshilli NÇ u ngrit në dhjetor 1942 në fshatin Qereke. Kolektivizimi i bujqësisë u bë më 1956. Më 1968 u krijua koop. e bashkuar «Rexhë Deliu». Ka—drejtim kryesor prodhimin e drithërave të bukës. Dallohet për rendimente të larta në grurë, në prodhimin e sojës dhe farërave bujqësore, si dhe për rendimente të larta qumështi nga lopët. N. ka shkolla të mesme, muze, ambulancë, shtëpi kulture, njësi tregtare e komunale. Në qendër të fshatit është ngritur busti i Heroit të Popullit Rexhë Deliu, që ka lindur në Qerekë dhe më 1984 u përurua muzeu i tij.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Nikla


[cite]