NOTI
✤ Sport i kalimit me shpejtësi të largësive të caktuara në ujë duke lëvizur krahët e këmbët. Para Çlirimit në Shqipëri nuk kishte forma të organizuara të përhershme. Më 1936-38 u zhvillua një takim kombëtar, ku morën pjesë sportistë nga Durrësi, Vlora e Shkodra. Nuk kishte asnjë pishinë (shih Pishina). Pas Çlirimit janë ngritur ekipe për të rritur, të rinj e pionierë Kampioniati kombëtar i notit, në pishinën e Durrësit në rrethet bregdetare dhe në Tiranë, Elbasan, Lushnjë, Fier etj. ku ka edhe klasa sportive. Zhvillohet kampionati kombëtar që më 1946. Përfshihen 4 lloje: flutur (delfin), në shpinë, bretkosë dhe stili i lirë. Me këtë renditje bëhet edhe gara e katër notimeve. Veprimtaritë drejtohen nga Komisioni qendror i notit i BFSSH. Notarët shqiptarë kanë marrë pjesë edhe në takime ndërkombëtare.
(D.L.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Noti
[cite]