OKSHTUNI


OKSHTUNI
✤ Fshat në rrethin e Dibrës (J), nga e djathta e luginës së përroit të Okshtunit. Qendër e fshatit të bashkuar është O. i Madh që përfshin edhe fshatrat O. i Vogël, Oreshnjë e Prodan, popullsia gjithsej 1352 banorë. Dëshmohet si vendbanim i lashtë nga gjetjet në qytezën e Prodanit, Këshilli NÇ u ngrit më 1944. Gjatë kalimit të Shtabit të Përgjithshëm të UNÇ në J këtu, në një shtëpi mikpritëse dibrane ka qëndruar sh. Enver Hoxha, siç përshkruhet me ngjyra të gjalla në veprën «Rreziku anglo-amerikan për 3hqipërinë». Kolektivizimi i bujqësisë u bë më 1966. O. është qendër e koop. së bashkuar, formuar më 1968. Ka drejtim kryesor prodhimin e drithërave, dhe rritjen e bagëtive të imëta. O. ka shkollë 8-vjeçare, shtëpi kulture, muze, qendër shëndetësore, njësi të shërbimit tregtar e komunal.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Okshtuni


[cite]