OLYMPE
✤ Qytet ilir i përcaktuar në rrënojat antike të kalasë së Mavrovës (Vlorë). Nga burimet e shkruara e përmend vetëm. Stefan Bizantini. Fillimet e jetës i përkasin fundit të epokës së bronzit. Në shek. VI p.e.r. u zhvillua si qendër protourbane, që tt shndërrua në qytet në shek. IV-III p.e.r. U rrethua me mure të fuqishme dhe u bë qendër e rëndësishme prodhimi për trevën. Preu monedha bronzi që mbajnë emrin e bashkësisë qytetare. Monedhat që u zbuluan në gërmimet e v. 1979 në kala dhe bashkë me një vulë balte me emrin «01ympas» ndihmuan për të përcaktuar qytetin. Pas pushtimit romak në shek II p.e.r., qyteti filloi të bjerë dhe mbeti një qendër fshatare pa rëndësi.

(A. Ma.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Olympe


[cite]