OMARAJ
✤ Fshat në rrethin e Shkodrës, në të djathtë të rrugës Shkodër-Koplik. Bën pjesë në fshaiin e bashkuar Grilë (shih). Përmendet që në kohë të bushatllive me emrin e vjetër Turajlie. Popullsia e fshatit ka marrë pjesë aktive në Luftën ANÇ dhe O. ka qenë bazë e rëndësishme e saj. Këshilli NÇ është ngritur në fillim të v. 1943. Këtu është bërë një përpjekje me forcat fashiste. Përfshihet në koop. e bashkuar të Grilës. Ka drejtim kryesor prodhimin e duhanit ku merret rendiment i lartë; kultivohen gruri e bimët foragjere,’~’rritet gjedhi. Ka shkollë të ciklit të ulët, vatër kulture, ambulancë, njësi tregtare e komunale

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Omaraj


[cite]