OPERA
✤ Lloj i artit skenik, që bashkon në një veprim të vetëm muzikën vokale (solo, ansambël, kor) dhe instrumentale (simfoninë) me dramaturgjinë (libretin), me artet figurative (dekori, kostumet etj.) e shpesh edhe me koreografinë. Hapat e parë në krijimin e O. kombëtare nisën pas Çlirimit në fillim të viteve pesëdhjetë: Trupat qendrore profesioniste (Filarmonia shqiptare, Ansambli i UP) dhe grupet amatore të disa qyteteve vunë në skenë një numër tablosh e veprimesh muzikore. Prej këtyre «Dritë mbi Shqipëri» u bë bërthama e O. së parë, «Mrika» (muzika P. Jakova, 1958). Ajo u pasua nga vepra të tjera. Tipare të reja në O. solli «Gjergj Kastrioti Skënderbeua (muzika e po atij autori, 1968), me frymën heroike, pasurinë e karaktereve dhe monumentalizmin e trajtimit. Në veprat e mëvonshme si «Zgjimi» (T. Harapi), «Komisari» (N. Zoraqi), «Goca e Kaçanikut» (Rauf Dhomi) etj. është rritur mjeshtëria artistike, përfshihen skena të mëdha muzikore, u zgjerua roli dramaturgjik i orkestrës. Si subjekte të O. shqiptare kanë shërbyer ngjarjet e aktualitetit dhe të luftës ANÇ, temat historike. Në qendër të dramës operistike janë vendosur figura heronjsh përfaqësues, por një vend të dorës së parë zë edhe masa. Kjo u ka dhënë O. shqiptare përmasa të mëdha dhe ka nënvizuar karakterin e gjerë populior. Veprat janë trajtuar me format e gjinitë e përcaktuara nga tradita operisiike përparimtare botërore. Në O. shqiptare jakë shfrytëzuar mjaft intonacionet e këngëve patriotike, partizane e popullore. (S. Ka.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Opera
[cite]