OPERACIQNI I NAZISTËVE GJERMANË KORIBOH
✤ (24.1.-10.2.1944). Përfshin etapën e fundit dhe më të madhen e vargut të operacioneve të nazistëve gjermanë gjatë Mësymjes së përgjithshme armike të dimrit 1943-1944 (shih). U zhvillua në tri faza dhe zgjati gati 20 ditë, duke përfshirë gjithë hapësirën ndërmjet Beratit e Përmetit, qarkun e Gjirokastrës e të Vlorës. Morën pjesë 10 mijë ushtarë gjermanë të Korparmatës XXI dhe XXII Malore, si dhe 3000 forca xhandaro-balliste. Qëllimi i operacionit ishte rrethimi e asgjësimi i forcave të UNÇSH që vepronin në këtë zonë dhe shkatërrimi i pushtetit të këshillave nacionalçlirimtarë. Drejtimi i operacionit u krye nga Komanda e Korparmatës XXII me qendër në Janinë. Faza e parë e operacionit (21-25 .1.1944) u zhvillua kryesisht në hapësirën Berat-Këlcyrë, Patos-Tepelenë. Faza e dytë (26-29 .1.1944) u zhvillua kundër forcave partizane që vepronin në krahinën e Zagorisë, Pogonit e Lunxherisë. Faza e tretë (29.1-7.2,1944) u zhvillua kryesisht kundër forcave partizane që vepronin në luginën e Shushicës, qarku i Vlorës, dhe në krahinën e Kurveleshit, duke pasur si epiqendër Progonatin, Nivicën e Lekdushin. Në hapësirën ku u zhvillua operacioni armik «Horidoh» ishin përqendruar Br. I, V, VI S, forcat e Grupit I, II, III të Z. I O., çeta e batalione partizane që ende nuk ishin rreshtuar në njësitë e mëdha partizane si dhe çeta e batalione territoriale. Armiku kudo u prit me luftime të ashpra, nga të cilat më të rëndësishme janë luftimet e Br. I S (shih) dhe Br. VI S (shih) në Këlcyrë e Përmet, ato të forcave partizane e vullnetare të qarkut të Gjirokastrës në luginën e Zagorisë, në Pogon e Lunxhëri, luftimet e Br. V S (shih) në grykën e Mesaplikut, në Vërmik, Salari e Zhulat etj. Forcat e UNÇSH, mbasi i shkak-
tuan shumë të vrarë e të plagosur armikut, manovruan nëpër malet e Nemërçkës, Postenanit, Çajupit, Kurveleshit, Këndrevicës, Çipinit e Çikës të mbuluara me borë e akull. Një pjesë e tyre dolën në prapavijë të forcave armike dhe i goditën ato në shpinë, duke bërë kështu të dështonte plotësisht plani dhe qëllimi i këtij operacioni. Në Qishëbarahë të Vlorës u plagos rëndë e më vonë vdiq gjenerali gjerman Dojç, komandant i D 297 dhe nënkomandant i korpusit XXI. Gjatë këtij operacioni armiku bëri shumë masakra në popullsinë e zonave ku kaloi. (B. I.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Operaciqni I Nazistëve Gjermanë Koriboh
[cite]