ORGANIZATA SHOQËRORE
✤ Bashkim vullnetar njerëzish, i krijuar mbi bazën e anëtarësisë, për arritjen e qëllimeve të lejuara nga ligji. Në RPSSH janë O. SH. Fronti Demokratik, Bashkimet Profesionale, Bashkimi i Rinisë së Punës të Shqipërisë, Bashkimi i Grave të Shqipërisë, kooperativat bujqësore (shih), organizatat kulturore, sportive etj. Ato «bashkojnë masat dhe shtresa të gjera të popullit, i tërheqin ato në mënyrë të organizuar në qeverisjen e vendit, në ndërtimin socialist dhe në mbrojtjen e atdheut, punojnë për edukimin komunist të tyre dhe kujdesen për zgjidhjen e problemeve të tyre të veçantg». (neni 13 i Kushtetutës). O. Sh. filluan të krijohen qysh gjatë Luftës ANÇ sipas direktivave të PKSH për lidhjen e saj me masat dhe për ngritjen e tyre në luftë kundër pushtuesve për çlirimin e vendit. Sot ato janë leva të Partisë në sistemin e diktaturës së proletariatit, shërbejnë si tribunë ku masat thonë fjalën e tyre dlie ushtrojnë kontroll mbi gjithë jetën e vendit. Shteti mbështetet në O. Sh., bashkëpunon me to dhe krijon kushte për zhvillimin e veprimtarisë së tyre. Në RPSSH ndalohet me ligj krijimi i çfarëdo organizate me karakter fashist, antidemokratik, fetar dhe antisocialist.
(N. B.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Organizata Shoqërore
[cite]