ORKESTRA SIMFONIKE E RADIOTELEVIZIONIT SHQIPTAR
✤ U krijua më 1962. Koncertin e parë e dha në Teatrin e Estradës Tiranë. Ekzekuton vepra simfonike, koncertore, këngë masash, muzikë popullore të përpunuar të autorëve shqiptarë dhe të autorëve përparimtarë botërorë. Ka kryer një numër të madh turnesh nëpër vendin tonë, si edhe jashtë vendit (në Greqi, Turqi etj). Zhvillon veprimtari koncertore gjatë gjithë vitit, duke aktivizuar instrumentistët dhe këngëtarët më të njohur. (T. H.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Orkestra Simfonike E Radiotelevizionit Shqiptar
[cite]