AKSIONI I VOSKOPOJËS


AKSIONI I VOSKOPOJËS
✤ (16.1.1943). I pari sulm i bashkërenduar ndërmjet disa çetave partizane për asgjësimin e një garnizoni armik. Morën pjesë 6 çeta partizane të qarkut të Korçës dhe vullnetarë të fshatrave përqark. Në Voskopojë ishin 70 milieë e karabinierë. Natën e 15 janarii forcat partizane kryen një marshim prej 5-6 orësh në dëborë dhe në agim të 16 janarit bënë rrethimin e plotë të garnizonit armik. Si rrjedhojë edhe e punës që ishte bërë nga brenda me milicët, ata u dorëzuan pa luftë; më pas, të ndodhur para asgjësimit edhe karabinierët italianë u dorëzuan. Ndërkohë partizanët i zunë pritë, tek Ura e Kovaçit (në lindje të Voskopojës) një detashmenti milicësh, karabinierësh dhe ushtarësh italianë të xhenios, që vinin në ndihmë të garnizonit të Voskopojës, të cilin pasi e rrethuan, pas afro 4 orë luftimesh, e shpartalluan plotësisht. Armiku la shumë të vrarë e të plagosur dhe 35 robër. Në këtë aksion ra dëshmor një partizan. Në luftimet e Voskopojës u dallua komandanti Teki Kolaneci (shih). Që nga janari 1943 Voskopoja u shndërrua në një hazë kryesore të reparteve partizane dhe të pushtetit nç në qarkun e Korçës. (M. II.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Aksioni I Voskopojës


[cite]