PALESTRA
✤ Sallë e maclhe, e pajisur me vegla për të zhvilluar ushtrime gjimnastikore, lojëra me dorë, mundje dhe ngritje peshash. Përmasat e zakonshme janë 32×14 m ose 18×8 m dhe ka mjedise ndihmëse. Para Çlirimit në Shqipëri kishte vetëm 3 P. të thjeshta: në Korçë (1935) e në Shkodër (1936) të ngritura me ndihmesën e vetë nxënësve dhe në Tiranë (1938), si dhe 3-4 salla të zakonshme që shërbenin si P. Pas Çlirimit vetëm pranë shkollave janë ndërtuar 136 P. me të gjitha mjediset e pajisjet, përveç 23 P. të posaçme pranë klubeve sportive, reparteve ushtarake, në qendrapune e kooperativa bujqësore (I.T.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Palestra
[cite]