PAPAPANO
✤ (ÇUÇI) Thoma (1884-1970). Figurë e shquar e arsimit kombëtar, autor tekstesh mësimore, Mësues i Popullit. Th P. shërbeu si mësues dhe drejtor shkoile. Qe një ndër mësuesit e parë të shkollës «Liria» (1908), e para shkollë legale në gjuhën shqipe në rrethin e Gjirokastrës. Mori pjesë si nërfaqësues i Gjirokastrës në Kongresin e Elbasanit Q909), në Kongresin Arsimor të Lushnjës 1,1920), në Kongresin Ar_ simor Kombëtar (1924) si dhe në «Bashkimin e shoqërive® (1921). Më 1913, i ngarkuarnga qeveria e Vlorës e Ismail Qemalit, u dërgua në disa kryeqytete të Evropës për të mbrojtur kufijtë e Shqipërisë së Jugut. Qe një nga drejtuesit e shoqërisë «Vëllazëria» (1919), sekretar i klubit «Drita» të Gjirokastrës (1908). Më 1919 botoi në Vlorë «Shkëndilat e para, Abetare e shtimi i’ ti», një tekst shkollor me vlerë për përmbajtjen e tij patriotike dhe strukturën e ndërtimit.
(Sh.O.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Papapano
[cite]