PGBGORIA


PGBGORIA
✤ Fshat në rrethin e Korçës (VL), në rrëzë të malit të Thatë. Popullsia 3170 banorë. Përfshihet në fshatin e bashkuar të Pojanit (shih). Nga gjetjet sipërfaqëscre që më 1971 u përcaktua si vendbanim prehistorik. Gërmimet ] e ndërmarra më 1982 treguan se ka qenë banuar gjatë neolitit të hershëm, të mesëm e të vonë, gjatë kohës së bakrit e asaj të bronzit. Jeta më intensive ka qenë gjatë neolitit të hershëm, siç e vërteton shtresa kulturore e trashë deri 3.20 m, e formuar nga shtatë horizonte banimi. Kultura e kësaj periudhe (P. I.) karakterizohet nga qeramikë e pasur dhe e larmishme në stilet dekorative monokrome e kuqe me lustër, e pikturuar nie motive të bardha mbi sfoncl të kuq, impreso dhe barbotine, si dhe nga objekte prej balte si: terrakota antropomorfe e zoomorfe dhe enë kulti. Njihej riti i varrimit brenda banesës me kufomë të vendosur në gropë. Me tiparet e saj kryesore kultura P. I. përfshihet në kompleksin e gjerë gjeografik e kulturor ballkano-anatolik të neolitit të hershëm. Gjetjet e periudhave të tjera janë më të pakëta dhe kanë tipare të njëjta me gjetjet bashkëkohëse të vendbanimeve fqinje, të Dunavecit e Maliqit. Lënda arkeologjike e zbuluar dëshmon për vazhdimësinë historiko-kulturore të banimit të trevave JL të Shqipërisë nga fillimet e neolitit deri në fillimet e epokës së bronzit. Këshilli NÇ në P. u ngrit në shkurt 1943. Kolektivizimi i bujqësisë u bë më 1956. Bën pjesë në koop. e bashkuar

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Pgbgoria


[cite]