PINGPONGU


PINGPONGU
✤ Lojë sportive që luhet me një top të vogël celuloidi, të cilin e godasin me pallaska (raketa) mbi një tryezë të ndarë me rrjetë. Tryeza është 274×152,5 cm, e lartë 76 cm, rrjeta e gjerë 15,25 cm. Luhet ndërmjet dy lojtarëve ose dy çifteve deri në 21 pikë me 3 ose 5 sete për ndeshjet zyrtare. Para Çlirimit në Shqipëri ushtrohej rastësisht. Pas Çlirimit mori formë të organizuar. Veprimtaritë e rregulita lokale e kombëtare për të rritur e të rinj zhvillohen që nga 1961.

(A.R.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Pingpongu


[cite]