POLICIA POPULLORE


POLICIA POPULLORE
✤ Armë e rëndësishme e forcave të MPB; organ ekzekutiv i armatosur i pushtetit popullor, që ka për detyrë të mbrojë rendin juridik socialist në RPS të Shqipërisë, të parandalojë veprat penale, të mbrojë shtetasit nga keqbërësit, të zbulojë krimet dhe autorët që i kanë kryer etj. U krijua më 14.5.1945 mbi bazën e komandave të vendit (shih) të formuara qysh gjatë Luftës ANÇ. Për zbatimin e detyrave P. P. mbështetet gjerësisht në masat punonjëse dhe për kryerjen e tyre varet nga këshillat popullorë dhe komitetet ekzekutive të k. p. të rretheve, para të cilëve jep llogari. Arma e Policisë ka kryer e kryen me devotshmëri detyra të rëndësishme për ruajtjen e rendit e të qetësisë publike, ka dhënë e jep kontribut të çmuar për luftën kundër kriminalitetit. Me shërbimet e saj është bërë armë e dashur për popullin. Nën kujdesin e Partisë vazhdimisht përsos shërbimet e saj e modemizohet, për të kryer me sukses çdo detyrë që i ngarkohet.

(P.Ma.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Policia Popullore


[cite]