POLIKLINIKAT
✤ Institucione shëndetësore të pajisura me shërbime të specializuara, me laboratore, radiologji, fizioterapi etj. Kryejnë shërbimin ambulator në mënyrë të organizuar në lagje, qendra pune, shkolla, çerdhe e kopshte dhe mbajnë dokumentacion shëndetsor të rregullt ‘për çdo qytetar. P. japin ndihmën e parë të specializuar dhe në shtëpi. Bëjnë profilaksinë duke dispanserizuar të sëmurët, ndjekin rregullisht të sëmurët kronikë dhe organizojnë konsulta për rastet që nuk kanë nevojë për shtrim në spital. Pranë tyre funksionon Komisioni Mediko-Ligjor (KML) për të gjykuar dhe vlerësuar aftësinë e piinonjësve në punë. Para Çlirimit nuk kishte asnjë poliklinikë, kishte 40 ambulanca midis të cilave. vetëm 2 ishin shtetërore. P. janë ngritur për herë të parë pas Çlirimit të vendit. Sot janë shtrirë në të gjithë qytetet.
(G.Tr.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Poliklinikat
[cite]