ATINTANËT
✤ Një ndër fiset e mëdha të Ilirisë së J, banorë të Atintanisë. Shtriheshin në krahinat e sotme të Mallakastrës e të Skraparit. Në P kishin Apoloninë e parthinët, në V desar retët, në J LAous (Vjosa) i ndante nga amantët e epirotët. Përmenden për herë të parë në burimet historike në shek.V p.e.r. si aleatë të molosëve. Patën iidhje të ngushta me Simahinë Epirote; rreth v.312 p.e.r. një personalitet atintan është nderuar nga shteti epirot me dekret të posaçëm të skalitur mbi gur. Disa autorë antikë i quajtën epirotë, duke u nisur nga lidhjet me molosët e më pas me shtetin e Epirit. Më 229 paria e A. mori anën e Romës në luftën kundër shtetit ilir të Teutës. Sipas marrëveshjes romako-maqedone më 205 në Foinike A. iu lëshuan Maqedonisë, përveç tokave të bylinëve (shih Bylis), që mbetën si bashkësi (Koinon) më vete nën kontrollin romak. Me ndarjen administrative që bënë romakët në Maqedoni pas vitit 168 p.e.r. A. u përfshinë në krahinën e IV maqedone. Pjesa P. e Atintanisë (Mallakastra e Skrapari) ishte më e zhvilluar nga ana ekonomike-shoqërore. Kishte një varg qytetesh, ndër të cilai më të rëndësishme ishin Bylisi e Nikaia (shih).
(H.C.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Atintanët
[cite]