BËRZHITA


BËRZHITA
✤ Fshat në rrethin e Tiranës (J) në të dy anët e rrugës Tiranë-Elbasan. Qendër e fshatit të bashkuar me emrin e B. është Iha, përfshin edhe fshatrat: Dobreshi, Kusi, Lugë-Shalqiza, Mihajas-Cirma, Mushqeta, Pëllumbasi, Rozavera dhe Skutera. B. përmendet në dokumentet historike që në v. 1431 me emrin Berjite, më 1644 me emrin Bermide. Këshilli NÇ i fshatit u ngrit në korrik 1943. Këtu grupi i Pezës çarmatosi regjimentin italian prej 1000 vetash të Divizionit «Areco». Në Bërzhitë, Ibë, në Qafën e Kërrabës forcat e Brigadave XVII, IV dhe VIII asgjësuan më 14 dhe 15 nëntor 1944 kolonën armike pa e lënë që të hynte në Tiranë. Kolektivizimi i bujqësisë u bë më 1955. Drejtiml kryesor i ekonomisë është prodhimi i drithërave të bukës e frutikultura. Ka shkollë 8-vjeçare, muze, shtëpi kulture, qendër shëndetësore, shtëpilindjeje, pikat e shërbimit tregtar e të ushqimit social. Në Mihajas ka rrënoja të një kishe mesjetare.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Bërzhita


[cite]