BACKA
✤ Fshat në rrethin e Skraparit. Bën pjesë në fshatin e hashkuar Helmës (shih). Sipas gjetjeve arkeologjike, dëshmohet si vendbanim i lashtë në shek.IV-II p.e.r. Përmendet në qëndresën e popullit shqiptar kundër sundimit osman nga shek. XVI deri në fillim të shek.XVIII. Është vendlindja e Lace Backës (shih). Në tetor 1942 u ngrit Këshiili NÇ. B. bën pjesë në koop. e bashkuar Helmës. Ka drejtim kryesor blegtorinë. B. ka shkollë 8-vjeçare, vatër kulture, ambulancë, pika të shërbimit tregtar e komunal.
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Backa
[cite]