BALSHA III


BALSHA III
✤ (simdoi 1403-1421). Sundimtari i fundit i principatës së Balshajve (shih), udhëheqës i luftës së gjatë për çlirimin e krahinës së Shkodrës dhe të qyteteve bregdetare Ulqin, Tivar, Budua nga pushtimi venedikas. Ai pati për këtë luftë mbështetjen e popullsisë vendase dhe të një pjese të feudalëve shqiptarë të zonës, ndërsa Venediku pati përkrahjen e osmanëve të vendosur në Maqedoni.

Lufta i solli më në fund B. përsëri zotërimin •e tri qyteteve më 1412. Pas një ndërprerjeje B. III e rimori përsëri luftën për çlirimin e plotë të principatës. B. III arriti të bashkojë në aleancë rreth tij një numër feudalësh nga trevat Veriore e Qendrore, (Jurasët dhe Kojë Zaharin, Stefan Maramonte Balshën trashëgimtar të Topiasve, Gjon Kastriotin dhe Rugina Balshën, zonjë e Vlorës), të eiiët shihnin në luftën e udhëhequr nga B. III të vetmen mundësi për të siguruar qendrat më të rëndësishme ekonomike të vendit, çka do t’u siguronte atyre krahët edhe kundër osmanëve. Lufta vazhdoi për më se dy vjet, duke u sjellë aleatëve suksese që u lejuan të çlironin krahinën e Shkodrës, si dhe qytetin e Drishtit e rrethet. Vdekja e parakohshme e B. III në prill 1421 pa lënë trashëgimtar, u bë shkak që aleanca e parë e formuar nga feudalët shqiptarë të shpërndahej dhe zotërimet e B. III të kalonin përkohësisht në duart e të ungjit, despotit serb Stefan Lazareviç.

(P.B.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Balsha Iii


[cite]