BETEJA E KASHARIT
✤ (1465). Betejë e ushtrisë shqiptare të udhëhequr nga Skënderbeu kundër forcave osmane të komanduara nga renegati Jakup Arnauti. I njoftuar nga rojat e Petrelës për afrimin e ushtrisë osmane, Skënderbeu marshoi me shpejtësi nga lugina e Vajkalit dhe doli në fushën e Tiranës. Gjatë një nate zuri tërë rrugëkalimet dhe shtigjet nga mund të tërhiqej ushtria osmane. Në mëngjes një grup prej 600 kalorësish të zgjedhur shqiptarë goditën kampin armik për ta çoroditur kundërshtarin. Me një sulm të rrufeshëm Skënderbeu, në krye të gardës, çau radhët e armiqve dhe vrau vetë komandantin e trupave osmane. Shumica e armiqve u vranë dhe u kapën rob. U liruan edhe një numër i madh fshatarësh shqiptarë, të zënë prej tyre.
(P.R.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Beteja E Kasharit
[cite]