BETEJA E KIRIT
✤ (1468). Betejë e ushtrisë shqiptare kundër trupave osmane buzë lumit Kir (Shkodër). Ahmet Pasha me forcat e tij sulmoi nga V për të grabitur e shkretuar krahinën e Shkodrës. Ushtria shqiptare e goditi kampin e ushtrisë turke në lumin Kir më 17 janar, ditën që vdiq komandanti i saj, Skënderbeu. Osmanët u thyen, në rrëmujë e panik u tërhoqën gjatë natës në rrugë të vështira. Gjatë kalimit nëpër malet e Shqipërisë së V, mbeturinat e tyre u sulmuan nga banorët vendas dhe një pjesë ra rob në duart e tyre.
(P.R.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Beteja E Kirit
[cite]