BETEJA E POLOGUT


BETEJA E POLOGUT
✤ (1453). Betejë e ushtrisë shqiptare të udhëhequr nga Skënderbeu, kundër pushtuesve osmanë. Ushtria osmane e komanduar nga Ibrahim beu kishte për qëllim ta mbante Skënderbeun larg kufijve të Perandorisë, ndërkohë që forcat kryesore do të rrethonin Kostandinopojën. Në prill ushtria shqiptare i sulmoi në fushën e Pologut (Tetovës) forcat osmane përballë dhe në krahun e djathtë. Pas një goditjeje të fuqishme të Moisi Golemit, armiku u shpartailua. Ushtria shqiptare e ndoqi kundërshtarin nga të dy krahët deri në thellësi të fushës së PoJogut.

(P.R.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Beteja E Pologut


[cite]