BIÇAKU AQIF


BIÇAKU AQIF
✤ (Aqif pashë Elbasani, 1861-1926). Veprimtar i dalluar i lëvizjes atdhetare para dhe pas Shpalljes së Pavarësisë. Lindi në Elbasan në një familje të madhe çifligare. Nga fundi i shek.XIX iu kundërvu administratës osmane dhe mbështeti lëvizjen arsimore që u zhvillua pas fitores së Revolucionit xhonturk. Më 1910-1912 A.B. u bashkua me qëndresën e armatosur antiosmane dhe luajti rol të rëndësishëm në organizimin e kryengritjes së përgjithshme në qarkun e Elbasanit.

Me shpalljen e Pavarësisë u caktua prefekt i Elbasanit, u radhit përkrah lëvizjes atdhetare në qytet e në krahinat përreth, mbështeti qeverinë e Vlorës e programin e saj dhe iu kundërvu me vendosmëri komploteve të reaksionit të brendshëm, që ishte lidhur me fuqitë e huaja. Ne qershor 1914« u caktua ministër i punëve të brendshme në qeverinë e princ Vidit. Gjatë viteve të Luftës I Botërore ishte në zonën e pushtuar nga austro-hungarezët dhe u përpoq të krijonte një qeveri vendëse për mbrojtjen e të drejtave kombëtare. Ishte ndër organizatorët e Kongresit të Lushnjës (shih) dhe njëri nga anëtarët e Këshillit të Lartë të zgjedhur nga ky kongres. lu kundërvu përpjekjeve të A.Zogut për të shtënë në dorë pushtetin dhe më 1922 u detyrua të mërgonte jashtë atdheut. Vdiq në Elbasan shpejt pas kthimit.

(S.De.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Biçaku Aqif


[cite]