BIBLIOTEKA E AKADEMISË SË SHKENCAVE
✤ Bibliotekë shkencore që u ngrit më 1975 mbi bazën e bibliotekave të disa institucioneve kërkimore. Përveç fondeve të qendrës, ka tri degë të tjera: në Institutin e Historise e të Gjuhësisë, në Institutin e Kulturës Popullore dhe në Institutin e Fizikës Bërthamore. Sot ka rreth 200.000 vëllime, është e pasure me vlera veçanërisht fondi i albanologjisë dhe i ballkanologjisë. Ka lidhje dhe bën shkëmbime me mbi 400 biblioteka dhe institucione shkencore të vendeve të huaja. Nxjerr rregullisht dy buletine bibliografike, për Ekonominë dhe për Historinë e Gjeografinë, si dhe informacionin për botimet e reja që hyjnë në fonde.
(V.Sh.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Biblioteka E Akademisë Së Shkencave
[cite]