BRUÇAJ ISMET


BRUÇAJ ISMET
✤ (1949-1968). Mësues revolucionar, Ehembull i lartë vetëmohimi e sakrifice për të kryer detyrën, Hero i Punës Socialiste. Lindi në fshatin Guci e re të rrethit të Shkodrës në një familje të varfër fshatare me origjinë kosovare. Nxënës i dalluar I shkollës së mesme pedagogjike «Shejnaze Juka» të Shkodrës, mori pjesë në aksione kombëtare të rinisë ku u shpall disa herë sulmues. Në shtator 1967 u emërua mësues në fshatin e thellë malor^ Sumë të Shkoarës, ku punoi me ndërgjegje të lartë për arsimimin dhe edukimin e shëndoshë të fëmijëve, si dhe për të çuar në masat vijën e Partisë e mësimet e sh. Enver Hoxha. Me punën e qëndrimin e tij fitoi dashurinë dhe simpatinë e fëmijëve e të fshatarëve. I shtyrë nga ndjenja e lartë e detyrës, u nis i vetëm në kushte shumë të rënda atmosferike, për t’u ndodhur në mes të nxënësve të tij në festat e Nëntorit, «për të dëgjuar bashkë me ta Radio Tiranën», siç u kishte premtuar. Rrugës për në Sumë ra në krye të detyrës, më 18.11.1968. Akti heroik i I. B. dhe letra e ngrohtë që sh. Enver Hoxha i dërgoi familjes së tij, u bënë frymëzim i madh për rininë dhe nxitje për shumë nisma revolucionare me karakter icleologjik e kulturor. Fshati Sumë ka marrë emrin «Bruçaj».

(M. Sh.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Bruçaj Ismet


[cite]