BUJANI
✤ Fshat në rrethin e Tropojës (JP), pranë qytetit Bajram Curri. Qendër e fshatit të bashkuar, që përfshin* edhe fshatrat:

Breg-Lumi, Lekurtaj, Selimaj, Markaj, Dojani, Gria. Popullsia gjithsej: 5400 banorë. Përmendet si vendbamm qysh në shek. XIV. Në VP është qyteza ilire e Rosujës (shih). Është vendiindja e Heroit të Popullit Mic Sokoli, si dhe e atdhetarëve Binak Alia, Zeqir Haiili, Sadik Rama e Sali Mani. Në Bujan nië 31 dhjetor 1943 deri më 2 janar 1944 zhviiloi punimet Konferenca I e Këshillit NÇ për Kosovën e Rrafshin e Dukagjinit, që mori vendime të rëndësishme për zhvillimin e mëtejshëm të luftës për çlirimin nga pushtuesit nazistë dhe për zgjidhjen e drejtë të problemit të Kosovës pas luftës. Kolektivizimi i bujqësisë është bërë më 1956. Sot B. është qendër e kooperativës së bashkuar «Enver Hoxha». Drejtimi kryesor i ekonomisë është prodhimi i drithërave të bukës si dhe rritja e bagëtive të imëta. B. ka shkollë të mesme bujqësore, shtëpi kuiture, qendër shëndetësore, pikat e shërbimit tregtar e komunal. Më 1978 u hap Shtëpia-muze e Mic Sokolit (shih).

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Bujani


[cite]