BULETINET METEOROLOGJIKE DHE HIDROLOGJIKE


BULETINET METEOROLOGJIKE DHE HIDROLOGJIKE
✤ Botime periodike të Institutit Hidrometeorologjik (shih), që përmbajnë të clhëna për elemente të ndryshme meteorologjike dhe hidrologjike, të cilat vrojtohen në vendmatjet e rrjetit hiclrologjik e meteorologjik të vendi-t. Buletini ditor hidrometeorologjik. Përmban të clhëna për temperaturën më të ulët e më të lartë; reshjet, në clisa venclmatje përfaqësuese, si dhe për nivelin e ujit në lumenjtë kryesorë dhe parashikimin e motit për ditën përkatëse. Ka filluar të botohet që nga v. 1967. Buleiini dhjetëditor i meteorologjisë hujqësore. Ka të dhëna për temperaturën mesatare clhjetëclitore dhe lartësinë e reshjeve, të krahasuara me mesataret shumëvjeçare përkatëse. Jep një përshkrim të shkurtër të kushteve të motit të dhjetëditëshit, ndikimin e tyre mbi bimët bujqësore, si dhe parashikimin e motit për dhjetëditëshin e ardhshëm. Është botuar jo rreguilisht, nga 1960 deri në 1965 dlie rregullisht që më 1971. Buletini mujor hidrdmeteorologjik. Përmban vlerat mesatare ditore e mujore për temperaturën e ajrit, lagështinë relative të ajrit, diellëzimin dhe reshjet për vendmatjet kryesore të rrjetit meteorologjik. Ka gjithashtu hartën e shpërndarjes .,së reshjeve dhe të temperaturës (reduktuar . nënivel.: të detit), një përshkrim të kushteve të .motit sL:dhe një tabelë me prurjet e matura në lumenjtë kryesorë të vendit. Ka filluar të botohet më 1956. Deri më 1971 është botuar me titullin Buletin mujor meteorologjik. Bidetini vjetor meteorologjik. Përfshin të dhënat vjetore, sipas muajve, të të gjitha vendmatjevë meteorologjike dhe shoqërohet me shënime shqip ‘ ë frëngjisht mbi përmbajtjen e tabelave. Ka fiiluar të botohet nga v. 1956. 5 Buletini vjëtor hidrologjik. Paraqet në trajtë tabelash të’ ’dhënat vjetore sipas muajve të të gjitha vendniafjeve hidrologjike, veçmas për lumenjtë, liqenët’’ e detet, si dhe për ujërat nëntokesore. Shoqërohet me shënime në shqip dhe në‘ frëngjisht mbi përmbajtjen e tabelave dhe shenjnt konvencionale të përdorura. Ka filluar të botohet që nga v. 1958 me të dhëna që nga viti 1947.

(A.Mi.—R.S.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Buletinet Meteorologjike Dhe Hidrologjike


[cite]