BYKU ANASTAS


BYKU ANASTAS
✤ (Veproi midis v. 1848-1878). Mëraes. gazetar e publicist. Lindi në Lekël të Terelenës; pasi mbaroi mësimet në gjimnazin Zosimea zë Janinës, punoi më 1848-1860 dhe më vonë si nësues në shkolla të ndryshme në Shqipëri e •Tse të tjera. Botoi shqip dhe greqisht për dy vjet (1860-1861) në Lamia të Greqisë gazetën Fellazgu (shih) kushtuar tërësisht luftës për gjuhën e kulturën kombëtare shqiptare. Më 1878 A. B. botoi për një kohë të shkurtër, për të njëjtat rëllime, gazetën Pellazgu Promete greqisht.

Duke ndjekur rrugën e N. Veqilharxhit (shih), për të cilin ushqente nderim të veçantë, A. B. nuk reshti së . theksuari se populli shqiptar zze gjithë ndarjet fetare e krahinore, përbënte një njësi kombëtare më vete, me histori të lashtë si pasardhës i pellazgëve dhe i ilirëve, që kishte ‘.mdur kurdoherë figura të mëdha si Skënderbeu. Zhvillimi e përparimi i tij nuk mund të arrihej veçse me lëvrimin e gjuhës e kulturës kombëtare, me zgjimin e tij me anë librash e shkollash në gjuhën shqipe. Për këtë qëllim përshtati alfabetin e greqishtes dhe hartoi abetaren Gramë vër shqvpzarët (1861), dhe u përpoq të siguronte mbështetjen e qarqeve zyrtare greke e të pasanikëve shqiptarë jashtë atdheut. Më 1878 tërhoqi vëmendjen e qarqeve drejtuese greke se copëtimi i tokave shqiptare duhej ndaluar edhe sepse nuk ishte në interes të vetë popullit grek. Mendimi i A. B. ishte kontradiktor. Me gjithë besimin në popullin shqiptar, ai ushqeu iluzione lidhur me «Helenizmin» si një faktor që mund të ndihmonte në zgjidhjen e çështjes shqiptare.

(A. Bu.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Byku Anastas


[cite]