DELMINI
✤ Kryeqendra e federatës së dalmatëve, i përcaktuar në rrënojat e një qyteze mbi Lih në fushën e Duvnos, në VP të Bosnjës së sotme. Ngrihej mhi një kodër të thepisur, ishte i fortifikuar dhe Apiani e Straboni e quanin aytet të madh. Si qendër politike e dalmatëve (shih) luajti rol të rëndësishëm në luftërat e tyre gjatë shek. II p.e.r. kundër pushtuesve romakë. Romakët e morën më 156 dhe gjatë sundimit të tyre D. u bart në vendin e Iokalitetit të sotëm të Duvnos. Gjuhëtarët e lidhin emrin D. dhe të fisit të Dalmatëve (= delmatëve). me shqipen e sotme delme = dele.
(S. A.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Delmini
[cite]