DEMONSTRATAT ANTIFASHISTE
✤ Veprime të mëdha politike masive me rëndësi të madhe si forma të luftës revolucionare për përgatitjen e masave popullore në kryengritjen e armatosur kundër pushtuesve të huaj dhe tradhtarëve të vendit. Ato u frymëzuan e u organizuan nga grapet komuniste e PKSH. Demonstratat e para të mëdha popullore shpërthyen në fillim të prillit 1939 në qytetet kryesore të Shqipërisë për të kundërshtuar rrezikun fashist dhe për të organizuar qëndresën e armatosur kundër agresorit (shih D. A. të prillit 1939). D. A. të mëdha u organizuan për çdo 28 Nëntor gjatë viteve 1939-1943 (shih D. A. të 28 Nëntorit). Në shumë raste të tjera shpërthyen me dhjetëra demonstrata për të shprehur urrejtjen e popullit kundër fashistëve italianë e gjermanë dhe bashkëpunëtorëve të tyre. D. A. shumë e rëndësishme ka qenë ajo e 28 tetorit 1941 në Tiranë që udhëhoqi personalisht shoku Enver Hoxha (shih; Demonstrata e 28 tetorit 1941).
Në D.A. merrnin pjesë punëtorë, zanatçinj, fshatarë, patriotë, gra e vajza; forcën e tyre kryesore e përbënte rinia punëtore e shkollore. Ato zakonisht përfundonin në përleshje të ashpra midis demonstruesve dhe forcave të karabinierisë, policisë e milicisë fashiste. D. A. i tronditën thellë pushtuesit e tradhtarët, ato luajtën rol të madh për bashkimin e mobilizimin e popullit në luftën e armatosur kundër tyre, veçanërisht deri në periudhën e zg’erimit të luftës së armatosur.
(H. R.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Demonstratat Antifashiste
[cite]