DERVIÇIANI
✤ Fshati më i madh i Dropullit në rrethin e Gjirokastrës (J), në krahun e djathtë të rrugës Gjirokastër-Sarandë. Bën pjesë në fshatin e bashkuar Sofratikë . (shih). Si qendër banimi njihet që më 168 p.e.r. Emrin e vjetër të fshatit, Kukula, sot e mban pjesa e sipërme e lagjes në qendër. Para Çlirimit shumica e banorëve shkonin në kurbet, fshati vuante për ujë të pijshëm. Më 23.4.1943 u ngrit Këshilli NÇ dhe më u formua batalioni «Thanas Ziko» me partizanë nga krahina e Dropullit. Koop. u formua më 1955. Tani bën pjesë në KTL të Sofratikës. Ka drejtim kryesor bimët e arave, vreshtarinë e blegtorinë. D. ka shkollë të mesme bujqësore, pallat të ri kulture, muzeun, klinikën stomatologjike, pika të shërbimit tregtar e komunal. Është i njohur grupi folklorik polifonik i grave.
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Derviçiani
[cite]