DHËRMIU


DHËRMIU
✤ Fshat në rrethin e Vlorës (JP) në hregun e detit Jon. Qendër e fshatit të bashkuar që përfshin edhe fshatrat: Palasë, Gjilek. Dëshmohet si vendbanim i vjetër, i përmendur që në vitet 49-48 p.e.r. Në dy kisha (e Shën Stefanit dhe e Shën Mitrit) ruhen afreske të shek. XII-XIV. Këshilli NÇ u ngrit në prill 1943, u çlirua në korrik 1944. Kolektivizimi i bujqësisë përfundoi më 1959. Ka drejtim kryesor prodhimin e agrumeve e të ullirit. Dh. ka shkollë 8-vjeçare shtëpi kulture, bibliotekë, qendër shëndetësore, shtëpi lindjeje, klinikë dentare, pika të shërbimit tregtar e komunal. Është ndërtuar një hidrocentral dhe një fahrikë vaji, nga fshati kanë dalë një numër i madh shoferësh. Buzë detit në një plazh ranor është ngritur një nga shtëpitë e njohura në shkallë kombëtare për pushimin e punonjësve.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Dhërmiu


[cite]