DISPANSERIA


DISPANSERIA
✤ Institucion shëndetësor që merret me mjekimin e sëmundjeve të rënda e zakonisht ngjitëse dhe me parandalimin e tyre, duke i mbikëqyrur e duke i kontrolluar rregullisht të sëmurët. D. interesohet për sigurimin e kushteve të përshtatshme të punës të të sëmurëve. Para Çlirimit në Shqipëri nuk kishte* asnjë D. Pas Çlirimit filloi lufta për çrrënjosjen e disa sëmun-djeve që ishin bërë plagë kombëtare si malaria e sifilizi dhe për pakësimin e numrit të të sëmurëve me tuberkuloz. Në. v. 1946 për zhdukjen e malarjes u ngritën 32 disjpanseri dhe 18 qendra të luftimit antilarvor në zonat me gërqindje të lartë të infeksionit. Shërbimi i D. është zgjeruar vazhdimisht dhe u thellua më tej pas vendimit të Këshillit të Ministrave të v. 1979, ku u përcaktuan grupet e sëmundjeve për dispanserizim. Shërbimi shëndetësor ka tashmë përvojë të mirë në këtë fushë. Sëmundjet ndiqen nga kabinetet dispanseriale të posaçme pranë poliklinikave. Nga v. 1983 D. shërben jo vetëm për sëmundjen e tuberkulozit, por edhe për sëmundje të tjera të mushkërive me origjinë jotuberkulare

(H. Ço.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Dispanseria


[cite]