DIVIZIONI IV SULMUES I UNCSH
✤ U formua më me Brigadën XV, XVII, XVIII S dhe u rreshtua në Korparmatën I Sulmuese. Në kuadrin e mësymjes së Përgjithshme të UNÇSH për çlirimin e plotë të Shqipërisë, njësitë e D. morën detyrë të vepronin në Shqipërinë e Mesme dhe të Veriut. Br. XV S (shih) mori detyrë të godiste autokolonat gjermane në rrugën Tiranë-Elbasan-Librazhd-Dibër dhe të çlironte Elbasanin; Br. XVII S (shih), duke u vendosur në zonën Dibër, Peshkopi, Mat mori detyrë të spastronte këto zona nga forcat e reaksionit dhe të forconte pushtetin popullor; Br. XVIII S (shih) të ndërpriste rrugën Kukës-Prizren dhe të çlironte qytetin e Kukësit. Të gjitha këto detyra njësitë e D. IV S i kryen me sukses. Pas Çlirimit me urdhër të Komandantit të Përgjithshëm të UNÇSH, sh. Enver Hoxha, më 14.12. 1944, në D. IV S u rreshtuan Br. IV, XI dhe XXIV S që u vendosën në rajonin e Tiranës dhe atë të Durrësit.
(A. H.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Divizioni Iv Sulmues I Uncsh
[cite]