DOLOMITI


DOLOMITI
✤ Shkëmb sedimentar karbonatik, i përbërë tërësisht ose kryesisht nga minerali dolomit — Ca Mg (C03)j. Paraqitet në shtresa paralele, herë-herë mjaft të trasha, në thjerrëza e në trupa me trajtë jo të rregullt, i shoqëruar shpesh me gëlqeror, me të cilin ka kalime të doradorshme. D. mund të jetë me kristale të vogla ose të mëdha, herë-herë me përmasa të barabarta. D. ‘riiund të ketë prejardhje singjenetike ose parësore, kur është formuar nga fundërresat kimike në pellgje të kripur, prejardhje diagjenetike, kur është formuar nga zëvendësimi me dolomit i sedimentit gëlqeror, para se ky të kthehet në shkëmb, si dhe prejardhje epigjenetike ose dytësore, kur është formuar nga zëvendësimi me dolomit i gëlqerorit, pasi ky është kthyer në shkëmb.

Në Shqipëri është mjaft i përhapur D. diagjenetik, i formuar gjatë erës mesozoike, sidomos në periudhën triasike, i cili bashkë me shtresa gëlqerori të dolomitizuar në shkallë të ndryshme, haset pothuajse kudo. Përmban 20,5-21,6% oksid magneziumi e 29,8-30,6% oksid kalciumi. I njohur është D. i vargut malor Dajt-Krujë që përdoretsi material ndërtimi dhe në industrinë e xhamit, dhe ai i Letanit, pranë Elbasanit që përdoret si fluks për metalurgjinë. Po për këtë qëllim, si dhe për përgatitjen e tullave bazike zjarrduruese përdoret edhe D. më i mirë e më i pastër i vendit tonë, ai i zonës Tragjas-Dukat-Vuno, që shfrytëzohet në minierën në qiell të hapur të Dukatit, pranë Vlorës. D. i pastër gjendet edhe në vise të tjera të Zonës Jonike, sidomos në rrethin e Sarandës, si pranë Delvinës, në L të Fterrës etj. Në të ardhmen do të zgjerohet nxjerrja dhe përdorimi i dolomitit.

(P. The.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Dolomiti


[cite]