Bimët anemofile             Lulet e bimëve anemofile janë të grumbulluara në lulesa që nuk kanë ngjyra të bukura e të dukshme, që nuk kanë erë të mirë dhe nektar të ëmbël, ashtu si shumë lule të tjera. Këto bimë prodhojnë shumë pjalm dhe pjalmoret e luleve i kanë të varura dhe pa ndonjë pjesë mbrojtëse. Kjo lehtëson bartjen e pjalmit nga era. Nëse lulet mashkullore të këtyre bimëve janë të përshtatura që të lëshojnë me lehtësi pjalmin, lulet femërore kanë zakonisht një formë të tillë që i lejon të mbajnë pjalmin.           Ndër bimët që hyjnë në grupin e bimëve anemofile, mund të përmendim bimët konifere, plepin, shelgun, gështenjën, grurin, misrin e shumë lloje të tjera bimësh. Këto bimë, që e përhapin pjalmin e tyre me anë të erës, zakonisht janë bimë që përkulen lehtë nga era në çdo drejtim.

Në botën e bimëve

[cite]