Bimët e egra      Shumë lule të bimëve të egra çelin nga mbarimi i verës dhe në vjeshtë, por ka dhe shumë të tjera që lulëzojnë në pranverë dhe në verë. Në përgjithësi bimët e egra kanë kërkesa të pakta për jetesë. Ato rriten, shtohen dhe riprodhohen pothuajse kudo, por më tepër buzë rrugëve dhe në pjesën e nënpyllit. Në përgjithësi ato janë bimë shumëvjeçare. Një pjesë e mirë e bimëve të egra përbëjnë ato që quhen bimë të këqija. Disa bimë të egra paraqesin një qëndrueshmëri me të vërtetë të habitshme ndaj kushteve jo të mira të mjedisit. Kështu, p.sh., disa bimë që rriten nëpër shkretëtira, përfitojnë nga ato pak shira që bien në zonat ku ato jetojnë dhe i prodhojnë farat e tyre brenda një kohe shumë të shkurtër. Por ka bimë që presin me vite derisa t’u vijë koha që të lulëzojnë.    Një lloj agave lulëzon 20 deri 25 vjet pasi ka mbirë. Lulesa e margaritës është e përbërë nga shumë lule të vogla. Ka edhe shumë bimë të tjera të vogla që kanë lule të bukura. Njeriu, duke u nisur nga këto lule të egra, me metoda të ndryshme, ka arritur t’i ndryshojë ato e të krijojë varietete të reja që kultivohen në lulishte, në kopshte madje edhe në shtëpitë tona.

Në botën e bimëve

[cite]