Pjalmi i luleve Në skajin e thekëve të luleve ndodhen ato që quhen pjalmojnë e që përmbajnë pjalmin e luleve. Pjalmi është i përbërë nga qeliza të vogla, të cilat kryejnë pllenimin ose, siç quhet ndryshe, pjalmimin e vezoreve të lules. Kokrrizat e pjalmit të një luleje, po të shihen në mikroskop, kanë pamjen e një rruzulli, të një shumëkëndëshi ose të një elipsoidi. Disa prej tyre kanë sipërfaqe të lëmuar, kurse disa në pjesën e jashtme janë si me gjemba të vegjël.
Si ta citojmë këtë artikull:
Artikulli me titull "Pjalmi i luleve" është marrë nga Shqipopedia:
https://wiki.shqipopedia.org/pjalmi-i-luleve