DËLLINJA
✤ (Juniperus, L.). Shkurre ose dru i vogël i familjes qiparisore (Cupressaceae), 4-15 m i lartë, me gjethe të qëndrueshme, të kundërdrejtuara, të renditura tri e tri së bashku, në trajtë halash majëtherëse, me lule mashkuHore e femërore që lulëzojnë gjatë muajve mars-maj. Bën frut një boçkëz rruzullor deri vezak, me 2-3 fara të kuqerreme te D. e kuqe (J. oxycedrus); të zeza ose blu te D. e zezë (J.communis, L.) që piqet në shtator-tetor.Në Shqipëri takohet pothuajse kudo në çfarëdo lloj toke që nga bregdeti deri në zonat malore dhe më tepër në zonën e ahut e të dushqeve. Shumëzohet rne farë, por mund të shumëzohet edhe me copë.
Druja e D. shfrytëzohet për të nxjerrë me anën e distilimit një lloj vaji që përdoret kundër sëmundjeve të lëkurës, nga frutat nxirret një esencë aromatike që përdoret për të prodhuar pije alkoolike. D. mund të përdoret për mbrojtjen e tokës nga gërryerja dhe si bimë zbukurimi në parqe.
(J.V.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Dëllinja
[cite]