Farat fluturuese               Farat e disa bimëve quhen «fara fluturuese», sepse kanë aftësinë të qëndrojnë pezull në ajër e të valëviten. Fa- rat fluturuese janë farat e plepit, të luleshurdhës, të rrapit etj. Farat e këtyre bimëve janë të lehta dhe të pajisura me një xhufkë të përbërë nga qime të holla. Kjo xhufkë është porsi një proshutë, që mban pezull farat. Luleshurdha e ka farën të ngjitur pas një këmbëze shumë të hollë, në skajin e së cilës ndodhet një tufë qimesh të holla e të buta. Plepi e ka farën e tij të vogël e të futur brenda në një grumbull qimesh të holla si qime mëndafshi, të ndërthurura me njëra-tjetrën.    Edhe bima e pambukut i ka farat të pajisura me një numër qimesh të gjata që i japin frutit të tij pamjen e një topthi të vogël bore. Pikërisht në sajë të këtyre qimeve të farave të saj kjo bimë ka marrë një rëndësi të madhe industriale. Njeriu me metoda të ndryshme kultivimi ka krijuar lloje të reja pambuku me fije të holla, të gjata e të një cilësie më të mirë. Nga përpunimi i këtyre fijeve enden pëlhura dhe stofa. Edhe farat e panjës e të vidhit, megjithëse nuk janë të pajisura me fije të holla, kanë aftësinë te valëviten në ajër; këto fara kanë një të zgjeruar, që rrethon farën dhe që e ndihmon të qëndrojë pezull në ajër.

 

Në botën e bimëve

[cite]