Fikusi    Fikusi është një bimë që mund të rritet mirë edhe në kushtet e dhomës. Ai, si bimë zbukurimi, kultivohet kryesisht për gjethet e tij shumë të bukura. Fikusi në fakt ka gjethe të mëdha, në formë vezake, me ngjyrë të gjelbër të shkëlqyer. Gjethet e tij, për të mos u dëmtuar, herë pas here pastrohen me pak pambuk, të lagur me ujë.                Bima e fikusit ka nevojë për dritë, por ndërkaq drita e diellit nuk duhet t’i bjerë drejtpërdrejt. Në verë duhet të ujitet çdo ditë me pak ujë, ndërsa në dimër një herë në dy ditë. Që fikusi të zhvillohet mirë, duhet të plehërohet me pleh organik dhe me plehra minerale të ndryshme. Nëse i krijohen kushte të mira rritjeje, fikusi, edhe në kushtet e dhomës, mund të shkojë më shumë se dy metra lart.

 

Në botën e bimëve

[cite]