Ndërtimi i farave             Farat formohen dhe piqen te lulet, por madhësia e tyre nuk varet edhe aq nga madhësia e lules. Kështu, bima e arrës i ka lulet më të vogla se bizelja, por bima e arrës e ka farën shumë më të madhe se ajo e bizeles. Fara përbëhet nga këto pjesë: nga embrioni, që është pjesa që do të formojë bimën e re, nga ushqimi për embrionin dhe nga një mbështjellje që nevojitet për të mbajtur embrionin.               Forma. madhësia dhe ngjyra e farave varet nga lloji i bimëve. Kështu p.sh, farat e orkidesë janë shumë të vogla e shumë të lehta, saqë mund t’i ngrejë era përpjetë e t’i shpërndajë sa andej-këtej, ashtu si shpërndan edhe pluhurin e tokës. Farat më të mëdha i ka bima e kokosë; farat e arrave të kokosë mund të peshojnë më tepër se gjysmë kilogrami.

 

Në botën e bimëve

[cite]